Oslo, 05 mars 2013- Rezerva të naftës dhe gazit  në vlerë prej 30 miliardë euro janë zbuluar në territorin, e braktisur në vitin 2010 nga Moska në Oslo tregon hulumtimi zyrtar, publikoi sajti "BarentsObserver".

"Ky është një lajm i madh për Norvegjinë. Këto rezerva të reja paraqesin vlerë të madhe për shoqërinë nërvegjeze", deklaroi Ula Burten Mue, ministër i Naftës dhe Energjetikës.

Rezervat e reja janë zbuluar në juglindje të detit Barenc pas hulumtimit të territorit  prej 44.000 metra katror, citohet në raportin e Agjencisë Norvegjeze të Naftës.

Ato vlerësohen në 1,9 milion barelë. Prej tyre 85 për qind janë gaz natyror, ndërsa pjesa tjetër është naftë. Me këto rezerva Norvegjia disponon me së paku 7,9 miliard barela rezerva të papërpunuara.

Prodhimi i naftës në vend shënon rënie që 13 vite me radhë,  që është gjysma e maksimumit të arritur në vitin 2000, thekson agjencia "Blumberg".

Mbi 175 kilometra katror në pjesën juglindore të detit Barenc i ishin dhënë Norvegjisë nga Rusia në vitin 2010 me mosmarrëveshje, që zgjati më shumë se katër dekada.

Së pari BRSS, ndërsa pastaj edhe Rusia qëndruan për ndarje të territorit kontestues  me "linjë të mesme" pas meridianit zero, i cili kalon nëpër polin verior. Norvegjia tentonte për ndarje sipas sektorëve me lartësi të brigjeve të Shpicbergenit, Më në fund vendet morën  nga 50 për qind nga zona kontestuese.