Presidenti Ilir Meta po vijon që të shijojë pushimet gjatë këtyre ditëve të nxehta, ku herë pas here poston foto prej andej me njerëzit që e rrethojnë. Edhe pse jemi në mesjavë, presidenti ka vendosur të relaksohet në bregdet.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto, ku shihet presidenti Ilir Meta me zëdhënësin e tij Tedi Blushin dhe me Nard Kokën, (vëllai i ish-ministrit Lefter Koka). Nuk dihet nëse ftesën ia ka bërë Meta apo Koka këtij të fundit.