Sot u mbushën 31 vite nga vdekja e diktatorit komunist Enver Hoxha, por nëse një pjesë e madhe e shqiptarëve e kujtojnë si një ndër personat më të urryer të kombit, ka nga ata që vijojnë të bëjnë homazhe në nder të tij.
Ish- funksionarë të lartë të regjimit, sot nostalgjikë të asaj kohe në çdo ditëlindje të Enver Hoxhës, në çdo përvjetor të vdekjes së tij dhe të themelimit të partisë shkojnë pranë varrit, bëjnë homazhe, vendosin kurora me lule, duke vënë dhe dorën grusht në ballë, shkruan Express.
Ndër personat që ende vijojnë të bëjnë nderime janë Muharrem Xhafa, kryetar i Partisë së Punës së Shqipërisë, Preng Çuni kryetar i partisë “8 nëntori”. Muho Asllani ish- funksionar i lartë në komunizëm, Bardhyl Hazizaj etj. Ndërsa nuk harrojnë që pas homazheve në varreza të bëjnë edhe një vizitë tek ish- bashkëshortja e Enverit, Nexhmia.





