ANGLI – Ndërsa Britania e madhe është pushtuar nga një valë të ftohti polar, që ka shkaktuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, në Londër ka nga ata që sfidojnë temperaturat e ulta duke marrë pjesë në një garë noti në ujërat e ngrira të një pishine.
Por ajo që e bën edhe më të “çmendur” këtë garë është fakti se pjesëmarrësit duhet të vendosnin në kokë kapele apo paruke me forma nga më të çuditshmet. Galeria e fotove të mëposhtme dëshmon se imagjinata njerëzore nuk ka limit.