Për dy ditë me radhë në kompleksin “Aqua Park Tirana”, Federata Shqiptare e Notit ka organizuar kampionatin kombëtar 2023 për të rinj dhe të rritur. Një aktivitet që pa të konkurronin notarë nga skuadrat: Tirana, Teuta, Partizani, Butrinti, Stela, Tradita, Jon Vlorë.Në përfundim të eventit u shpallën edhe kampionët e këtij sezoni, si në rang ekipor, gjithashtu edhe në atë individual. Kështu, në kategorinë e të rinjve ishte Julia Xhako e Tiranës sportistja më e mirë e kampionatit në radhët e vajzave, ndërsa kampion ekipor u shpall Stela.

Për djem triumfoi Greis Koxhaku i Tiranës, ndërsa si skuadër vendin e parë e zuri sërish Stela. Në radhët e të rriturve, për vajza u shpall kampione Sara Dande e Stelës, skuadër që triumfoi edhe në nivel ekipor.Për djem, ashtu sikurse te të rinjtë, Greis Koxhaku i Tiranës u shpall kampion edhe më të rriturit. Ndërkohë në rang ekipor për të rritur në vend të parë u klasifikua Teuta.