Ministria e Drejtësisë publikon kriteret për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit

Kandidatët që do të marrin pjesë në provimin që zhvillohet më datë 12.01.2013. Dosja e plotë me dokumentet që duhen dorëzuar dhe tarifa e aplikimit. Afati kur shpallen rezultatet e fituesve

Ministria e Drejtësisë publikon urdhrin e ri për provimin e kualifikimit për ushtrimin e profesionit të noterit. Bëhet fjalë për vendet vakante në rrethet gjyqësore të çdo njësie vendore. Kështu, ky urdhër u miratua në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të ligjit Nr. 8678, datë 14.05.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe ligjit Nr. 7829, datë 01.06.1994 “Për noterinë”, i ndryshuar. “Provimi i kualifikimit për marrjen e lejes së ushtrimit të profesionit të noterit, për vendet vakante në rrethet gjyqësore, për çdo njësi vendore, te shpallura dhe njoftuara publikisht në “Fletoren Zyrtare”, sipas urdhrit nr. 195/2, datë 03.10.2012 të Ministrit të Drejtësisë “Për rishpërndarjen sipas njësive vendore të numrit të përgjithshëm të noterëve të caktuar në vitin 2011 dhe shpalljen e vendeve vakante”, dhe që nuk u plotësuan nga provimi i kualifikimit i zhvilluar më datat 02.06.2012, 03.06.2012, 30.06.2012 dhe 08.12.2012, do të zhvillohet më datë 12.01.2013, ora 09.00, në Ministrinë e Drejtësisë”-thuhet në urdhrin e ministrit të Drejtësisë. Afati i fundit për depozitimin e kërkesave për pjesëmarrjen në provimin e kualifikimit është data 04.01.2013…