Nga Bujar Qesja
E mërkura e 17 marsit 2021, vjen me një lajm të dhimbshëm. Një nga emrat e njohur të notit durrsak dhe atij kombëtar Shpëtim Damini, nuk jeton.
Fiziku i tij i fortë, nuk mundi ti bëj ballë momentit fatal. Largimi i tij nga jeta, la në pikëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë dhe shokët.
Shpëtimi ka dhënë shumë si notar, por edhe si trajnues aktiv i brezit të ri të notarëve. Në klubin shumësportesh “Teuta”, ka dhënë një ndihmesë aktive në formimin dhe rritjen mjeshtërore të shumë notarëve.
Në kohën kur notoi në vitet 80-të ishte rekordmen në stilin e bretkocës. Karriera e tij u ngrit, deri në trajner të ekipeve kombëtare të notit dhe mori pjesë në shumë veprimtari ndërkombëtare.
Mbaroi shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” dhe më pas studimet në Universitetin e Sporteve. Me largimin e tij nga jeta, noti durrsak humbi protogonistin, ndërsa ne mikun dhe shokun e paharruar.
Jetë të gjatë në memorien tonë Shpëtim Damini!
Bujar Qesja
Durrës: 17 mars 2021
Foto në grup: Nga e majta Shpëtim Damini, Dritan Mezini, Met Kikrri, Hysen Haxhia, Artan Zhupa, Telemak Dafa, Sadik Mema, Jani Kurti dhe Bujar Qesja
Pamje e prillit 2019, në resortin “Stela” – Tiranë, në një takim veteranësh të notit.