Një situatë e pazakontë ka ndodhur në nj hotel në New Jersey, kur një klient vendosi të hynte në një akuarium të madh dhe të notonte me peshqit.
Ngjarja ka ndodhur në hotelin Radisson Blu, ndërsa gjithçka është xhiruar me telefon celular dhe është hedhur në YouTube.
Në xhirim shihet një mashkull i dehur, i cili vendos t’u bashkëngjitet peshqve.
Mashkulli është inkurajuar nga miqtë e tij, të cilët e kanë bërë xhirimin, ndërsa ndeja është ndërprerë pas arritjes së stafit të sigurimit, të cilët i kanë kërkuar atij të dalë nga akuariumi.





