TIRANË, 6 korrik 2013 – Burime diplomatike amerikane kanë konfirmuar për agjencinë e lajmeve “Dyrrah”, të shtunën, ora 20:00 (koha e Shqipërisë), se zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit z. Agron Kuliçaj ndodhej në aeroportin ndërkombëtar JFK të Nju Jork-ut.
Nuk dihet nëse z. Kuliçaj do të qëndrojë në SHBA apo është transit për në Kanada.
Ndërkaq, burime të mirinformuara nga Drejtoria e Policisë së Shtetit i thanë “Dyrrah”-ut se zyrtarisht z. Kuliçaj do të shkonte në Kanada për kualifikim pasuniversitar policor.
/Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





