Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale ka ndarë mbrëmjen e sotme pamje nga pastrimi i qytetit.

Pamjet janë shoqëruar me një apel drejtuar bizneseve dhe qytetarëve.

Lutemi të gjitha bizneseve dhe qytetarëve që të zbatojnë rregulloren për depozitimin e mbetjeve urbane sipas orareve të caktuara dhe të mos hedhin mbeturina jashtë vëndeve të caktuara pa kriter”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.

Postimi i plotë:

⏰ Ekipet e NSHK janë në shërbim të qytetit dhe qytetarëve 24h/24

Gjatë orëve të natës punohet për pastrimin 🧹dhe larjen e rrugëve, trotuareve dhe shesheve.
Po kështu kryejmë dezinfektimin si dhe dezinsektimin e mjediseve të gjelbëra 🌳 dhe hapësirave publike.

Një qytet i pastër është një qytet më i mirë për të gjithë qytetarët durrsakë dhe turistët e shumtë që na vizitojnë. 🏖☀️

Lutemi të gjitha bizneseve dhe qytetarëve që të zbatojnë rregulloren për depozitimin e mbetjeve urbane sipas orareve të caktuara dhe të mos hedhin mbeturina jashtë vëndeve të caktuara pa kriter!