Fifi është një ndër personazhet më të dashur të showbizzit shqiptar. Vetëm pak vite në tregun muzikor, Fifi ka arritur të bëjë për vete publikun me zërin e saj të veçantë dhe thjeshtësinë që e karakterizon. Megjithëse një këngëtare shumë e suksesshme, Fifi ka treguar se ka patur një dëshirë për t’u bërë aktore.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, teksa njëri prej tyre e ka pyetur nëse do të interpretojë në një film, ajo është shprehur:

“Është një nga ëndrrat e mia më të mëdha”.