Një burrë në Kenia i ka prerë të dyja duart bashkëshortes së tij me hanxhar, pasi nuk arrinin të bënin fëmijë, ndonëse ai vetë ishte diagnostikuar me impotencë.

“E sotmja është dita jote e fundit,” mësohet t’i ketë thënë ai bashkëshortes Jackline Mwende teksa e ka sulmuar në mënyrë brutale duke e lënë atë pa duar dhe me një plagë të tmerrshme në kokë. 34-vjeçari thuhet të ketë përsuar një krizë pasi ajo nuk arrinte të kishte fëmijë, ndonëse doktorët i kishin thënë se arsyeja për një gjë të tillë ishte pikërisht ai.

Një vit më parë, mjekët e kishin këshlluar se me anë të trajtimeve, problemi i tij mund të zgjidhej por Stephen Ngila nuk ishte paraqitur në asnjë takim tjetër. Ngjarja e rëndë ka ngjallur një zemëratë të përgjithshme në Kenia, ndërkohë që Ngila është arrestuar dhe pritet gjykimi i tij.