Partia Republikane do të regjistrohet më vete në zgjedhjet e 25 qershorit. Mësohet se PR-ja do të konkurrojë me listën e saj të kandidatëve në 12 qarqet e vendit.
Ky është një zhvillim i orëve të vona dhe deri tani nuk ka një deklaratë nga palët, por mësohet se negociatat mes Bashës dhe Mediut nuk kanë përfunduar me një marrëveshje.
Republikanët janë aleati kryesor i Partisë Demokratike dhe në zgjedhjet e fundit politike morën rreth 55 mijë vota në rang kombëtar.
Ndërkohë, pritet të mësohet sesi do të mbyllet marrëveshja me agrarët e Agron Dukës, që kanë kërkuar 3 vende të sigurta në listën e Partisë Demokratike.





