Klubi i Teutës vazhdon spastrimet në janar, duke larguar futbollistët që kanë jashtë planeve apo që kanë zhgënjyer me paraqitjet e tyre deri tani. Klubi durrsak ka bërë të ditur se ka mbyllur marrëveshjen edhe me sulmuesin Sebastian Gonzalez Zela.
Futbollisti ishte afruar me shumë bujë në merkaton e verës, por nuk ka lënë shenjë në eksperiencën e tij me durrsakët, pasi peruani nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në asnjë nga 12 ndeshjet ku luajti, duke përfunduar në stol.
“KF Teuta njofton përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin Sebastian Gonzales Zela. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhej në njoftimin e Teutës.





