15 shtetas janë ndaluar apo arrestuar brenda një jave në aeroportin e Rinasit, për vepra të ndryshme penale.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë proceduar penalisht 4 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe konkretisht shtetasit:
M.K., i cili nuk deklaroi shumën prej 55.600 euro
I.K., pasi nuk deklaroi shumën prej 50.000 euro.
A.H., i cili nuk deklaroi shumën 10.100 dollarë dhe 585 euro
R.K., pasi nuk deklaroi në Rinas shumën prej 9.500 euro.

Gjithashtu janë kapur dy shtetas të shpallur në kërkim:

Shtetasi N.D, 23 vjeç nga Shkodra, për veprën penale “Vjedhje e pasurisë”.

Shtetasi E. L., 32 vjeç banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Korrupsion aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Janë arrestuar në flagrance edhe 8 persona, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

Po nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas është proceduar penalisht edhe shtetasi A.J, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.