Zyra e shtypit e Partisë Demokratike lajmëroi më herët se kreu Lulzim Basha nuk do të marrë pjesë në takimin e përfaqësues së lartë të diplomacisë europiane, Federica Mogherini me opozitën sot në mesditë, pasi ai ndodhet në Gjermani dhe vijon axhendën e tij të takimeve.
Por mësohet se Basha do të zhvillojë një takim të shkurtër me Mogherinin në Rinas, para se zyrtarja e lartë të largohet nga Tirana, ndërkohë që Basha kthehet nga Gjermania rreth orës 13:30, ku ishte për të lobuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.





