Postimi i parë për ditën e sotme nga njeriu më i ndjekur në planet, në rrjetet sociale, Cristiano Ronaldo, është mbi festën e Halloween, ku ai është i angazhuar me gjithë familjen.
Dje, ylli portugez mori lajmin e tejkalimit të Selena Gomez në krye të listës së figurave publike më të ndjekura në Instagram.
Sot, sulmuesi i Juventusit ka postuar një fotografi nga shtëpia, bashkë me gruan dhe fëmijët e tij, por ku të gjithë pozojnë të maskuar.
“Gëzuar Halloween për të gjithë”, – është mesazhi i CR7.





