Pas një kohe të gjatë pritjeje, “HBO Max” publikoi para pak ditësh rikthimin e “Friends”, i cili pati një shikueshmëri shumë të lartë.
Aktorët e serialit të famshëm “Friends” i përbërë nga Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudroë, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer u bashkuan sërish, ndërsa burime bëjnë me dije se një shifër maramendëse ka bërë të mundur bashkimin e tyre.
Sipas “Wall Street Journal”, aktorëve fillimisht i është ofruar 1 milion dollar për këtë ribashkim, më pas, “Varuety” tregoi se aktorët ranë dakord që të paguhen “të paktën” me nga 2.5 milionë secili.
Në lidhje me këtë rikthimin reaguan edhe yjet e “Friends”,që kanë shpërndarë më herët me ndjekësit e tyre në rrjete sociale trailerin e shkurtër të serialit.
“Është zyrtare! Premiera e “Friends: The Reunion” në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të lumtur se kaq?”, shkroi Jennifer Aniston në një postim.





