Studiuesit kanë zbuluar se një përbërës nga barishtet e zakonshme ka përmirësuar me sukses kujtesën dhe densitetin e trurit tek minjtë dhe mund të çojë në trajtime të reja për Alzheimer.

Një ekip nga Instituti Kërkimor Scripps me bazë në SHBA punoi mbi një derivat të acidit karnozik, një molekulë që gjendet në bimwn e rozmarinës dhe sherebelës.

Ata sintetizuan një derivat më të qëndrueshëm të quajtur diAcCA dhe më pas e përdorën atë për të trajtuar minjtë e modifikuar për të shfaqur simptoma të ngjashme me Alzheimer për tre muaj.

Minjtë që morën ilaçin e ri treguan aftësi të përmirësuara të të mësuarit dhe kujtesës, si dhe më shumë sinapse, kryqëzimet ku neuronet lidhen dhe komunikojnë me njëri-tjetrin. Minjtë gjithashtu treguan më pak grumbullim të pllakave amiloide dhe tau, dy proteina të dëmshme ndër shenjat dalluese të sëmundjes së Alzheimerit tek njerëzit.

Sëmundja e Alzheimerit përbën 70% të rasteve të demencës. Ajo përbën një barrë të konsiderueshme dhe është në rritje në të gjithë Europën, duke prekur rreth 7 milionë njerëz, me shifra që parashikohet të dyfishohen në 14 milionë deri në vitin 2030 për shkak të plakjes së popullsisë së saj.

“Duke luftuar inflamacionin dhe stresin oksidativ me këtë përbërës diAcCA, ne në fakt rritëm numrin e sinapave në tru,” tha në një deklaratë Stuart Lipton një nga autorët e studimit, duke shtuar se: “Ne hoqëm gjithashtu proteina të tjera të palosura ose të grumbulluara siç janë tau-tau i fosforiluar dhe amiloide-β, të cilat mendohet se shkaktojnë sëmundjen e Alzheimerit dhe shërbejnë si biomarkues të procesit të sëmundjes“.