Disa lokale e restorante në Shqipëri janë të njohur për abuzimet me çmimet për produktet që ata ofrojnë, sidomos gjatë periudhës së verës.

Por një lokal në zonën e ish-bllokut në Tiranë ka abuzuar më shumë seç duhet.

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Express një faturë super-abuzive. 

Një lëng frutash me shegë në “Red Diamond” kushton 1 mijë lekë të rinj, e për tavolinën e tyre, i është dashur të paguajnë 3 mijë lekë të rinj, për tre lëngje. 

Qytetari në fjalë ka fotografuar faturën dhe ka sjellë edhe një foto të gotës me lëng shege, ku duket se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për të kushtuar kaq shtrenjtë!