Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud ka shpenzuar 100 milionë dollarë për vetëm një muaj gjatë pushimeve në Marok.Mbreti kaloi një muaj në hotele luksoze në vendin e tij të preferuar të pushimeve Tangier, në veri-perëndim të Marokut.

Ai qëndoi në pallatin e tij prej 74 hektarësh, një nga pronat e tij të shumta në mbarë botën. Sipas raportimeve në Marok, udhëtimi i mbretit Salman përbënte 1.5 për qind të të ardhurave të turizmit të huaj të vendit.

Pallati, i cili është rinovuar tërëisht gjatë 12 muajve të fundit, ka tre pista për uljen e helikopterëve, disa ndërtesa shhtesë, një tendë me përpasa gjigande. Kompleksi është i rrethuar nga 1500 metar mur, me personel prej 30 anëtarë të rojeve të mbretërisë marokene dhe restorane luksoze.