Kjo grua kineze, që në fakt duket më tepër si vajzë e re, është vënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale dhe për këtë ka një arsye të fortë.

Ajo nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë dhe ka një trup super të tonifikuar dhe e dini sa vjeç është? Nuk do ta besoni, por është plot 50!

Ye Wen, nënë e një fëmije, është e fiksuar pas palestrës, kujdeset që në tryezë të ketë ushqimet e duhura dhe është e apasionuar pas notit.

Ajo ishte në qendër të një artikulli të “People’s Daily”, që e ktheu më pas në femrën më të kërkuar nëpër rrjetet sociale dhe internet, fillimisht në Kinë e më pas edhe në vende të tjera.