Opozita parlamentare pritet që të takohet ditën e sotme në orën 19:00 me kryeministrin Rama.

Deputeti Myslym Murrizi, kryetari i grupit parlamentar demokrat, së bashku me dy kryetarët e tjerë të grupeve parlamentare të opozitës do të takohen edhe me kryetarin Gramoz Ruçi.

Kjo opozitë ka ftuar Ramën dhe Ruçin në takim për të diskutuar kërkesën e tyre për të ndërtuar një reformë reale zgjedhore, sipas tyre.

Opozita parlamentare ka paralajmëruar që në kushte të tilla nuk do ta votojë në Kuvend marrëveshjen e nga Këshilli Politik për ndryshimet në reformën zgjedhore.