Një shqiptar në Itali është në gjyq, pasi ka kërcënuar dhe përndjekur ish-të dashurën e tij. Shqiptari 35-vjeçar kishte kohë që e përndiqte ish të dashurën, rezidente në Imola.
Ai nuk e pranonte ndarjen nga ajo. Me anë të telefonatave, mesazheve e kërcënimeve ai I kërkonte ish të dashurës të rikthehej. Më parë, ai ka qenë i ndaluar nga gjykata që t’i afrohej asaj.
Por kjo nuk e ka penguar 35 vjeçarin që t’i shkojë ditët e fundit në shtëpi.
Tashmë, shqiptari është lënë në burg nga gjykata italiane, shkruajnë mediat italiane.





