Këngëtarja e njohur Alma Bektashi, njëkohësisht pedagoge e kantos në Universitetin e Prishtinës, ka postuar para ca kohësh, në ditëlindjen e 18-të të së bijës një foto dhe një urim ku dhe ajo vetë shpreh habinë sa shumë është rritur e bija. Të tjerët janë habitur edhe më shumë, edhe sepse Alma është gjithmonë në formë dhe ka një karakter unik e modern edhe në look, që vështirë të të bëjë ta mendosh si mamanë e një 18 vjeçareje. Por vitet ikin. Anisa, që ka edhe një vëlla më të vogël, tashmë është një vajzë e rritur.

Alma Bektashi, e lindur në Kosovë, vazhdon të jetojë atje, pas studimeve që kreu në Tiranë, ku u njoh dhe u martua me bashkëshortin e saj nga familja Stafa. “Dashuria ime, jam shumë e lumtur dhe pafundësisht e emocionuar që je bërë një zonjushë kaq e bukur dhe e zgjuar. Gëzuar 18 vjetorin dhe jetoje jetën ashtu si ta do e bardha zemër. Princesha ime të dua pa fund dhe përtej”, i shkruan Alma, Anisës, duke shfaqur dashurinë dhe dëshirën që vajza e saj ta jetojë jetën e lirë, në këtë prag të daljes së vërtetë  në jetë. Pas pak javësh, Alma Bektashi do të rikthehet në Tiranë si trajnere e The Voice. /revista class/