Adelina Ismaili i ka bërë një dedikim shumë special bashkëshortit të saj, Vali Krasniqi.

Këngëtarja e njohur ndodhet me pushime me bashkëshortin e saj dhe djalin e tyre në Greqi nga ku ka postuar në Instagram disa foto ku shkruan; 

“Nuk doja të bija në dashuri, por kur t’i buzëqeshe, e kuptova…Do të të dua përgjithmonë”

Adelina dhe Vali janë prindër të një djali, Uliksit dhe zërat thonë se çifti është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.