22- vjeçarja Stephanie Littlewood nga Leeds, West Yorkshire në Angli, u godit më shumë se 50 herë me grushte në fytyrë, për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale. I dashuri Wayne Hoban e tërhoqi prej flokësh deri sa ajo përfundoi e përgjakur dhe me dhëmbët e thyer.
Pas daljes nga spitali e reja tregoi historinë e saj në media, në mënyrë që të inkurajojë femrat e tjera që të denoncojnë dhunën që pësojnë.
“Shumë herë më ofendonte nëse e refuzoja, por mbrëmjen e 2 prillit më përplasi përtokë nga krevati dhe nisi të më rrahë egërsisht, më goditi mbi 50 herë, më theu dhëmbët dhe nofullën. Në spital mendonin se do kisha dëmtime të përhershme në tru”, tregon ajo.
Në fillim të kësaj jave, 24- vjeçari u dënua me 16 muaj burg, ndërkohë Stephanie është duke u kuruar ende për t’u shëruar plotësisht.





