Indi, 24 mars 2014 – Një tjetër rast i rëndë vjen nga India, ku dhuna ndaj femrave nuk njeh kufi. Një 24 vjeçareje i kanë thyer dhëmbët dhe i kanë prerë gjoksin, sepse nuk donte të punonte si prostitutë. Rasti është regjistruar në një zonë në veri të metropolit Maharastra.

Mësohet se 24 vjeçarja është blerë për 400 euro, nga njëri prej 3 burrave që donin ta shfrytëzonin në një bordell. Në momentin që para vajzës është paraqitur një klient ajo nuk ka pranuar të kryente marrëdhënie me të. Refuzimi i 24 vjeçares i ka acaruar të tre burrat, që pasi e kanë mbyllur në një dhomë të izoluar dhe e kanë rrahur brutalisht i kanë prerë gjoksin me thikë dhe i kanë thyer dhëmbët.  

Njëri nga të tre dhunuesit, Ruby Sikandar Munsi u arrestua nga policia, ndërsa dy të tjerët janë ende në kërkim. Ndërkohë, vajza e re mësohet se po kurohet në një spital civil në Thane.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/