- Një fëmijë i moshës 8 vjeçare gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti fatal me biçikletë. Kur mbërriti ndihma e shpejtë, vogëlushi arriti të tregonte vetëm adresën e shtëpisë dhe emrin e tij… dhe më pas fjalët e fundit.
4 dhjetor 2014 – “Nuk dua ambulancën, dua mamin tim”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Borehamëood, Herts të Anglisë, ku vogëlushi Peter Mills-Coles ishte duke ecur me biçikletë kur u rrëzua me të.
Nga të dhënat e para dyshohet se fëmija u lëshua me biçikletë nga pjerrtësia e madhe e një kodre, ku po luante bashkë me shokët e tij, duke bërë që të mos arrijë të frenojë dhe të përplaset. Fëmija gjeti vdekjen për shkak të hemoragjisë së brendshme. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se si Peter belbëzoi para mjekëve fjalët e fundit të tij, duke thënë se nuk kishte nevojë për ndihmën e tyre, por se donte nënën dhe pas kësaj u shua përgjithmonë.





