Shalqiri është shumë i shëndetshëm, mirëpo vetëm nëse i përmbaheni kësaj rregulle.
Shalqiri i sjell trupit tonë një numër të madh të mirash. Falë ndikimit diuretik, ai është aleat besnik i eliminimit të peshës së tepërt trupore, madje edhe në eliminimin e celulitit.
Edhe një benefit është ajo që lehtë na ngop, sepse është përplot fibra dhe është i ëmbël, por përmban edhe shumë pak kalori.
Lëngu i shalqirit forcon edhe imunitetin tonë, ndihmon në detoksifikimin e organizmit dhe është antioksidant i mirë.
Gjithashtu, shalqiri është përplot vitamina A dhe C, kalori, fosfor dhe magnez.
Megjithatë, e vetmja rregull të cilën nuk bën ta shkelni është që ta hani para gjumit.
Ekziston mundësia që lukthi juaj të mos e tretë, sepse gjatë gjumit ngadalësohet metabolizmi, prandaj në mëngjes mund të kemi probleme me lukthin.
Përveç kësaj, do t’ju detyrojë të shkoni në WC gjatë gjithë natës, dhe nuk do të mund të flini mjaftueshëm.