E ëma nuk e besonte për atë çka i thoshte, dhe kjo e detyron një vajzë 18-vjeçare që të filmojë aktin e tmerrshëm, teksa babai i saj e përdhunon.
Sarita Devi nga India filmoi me celularin e saj babanë duke e përdhunuar, pasi kishte katër vite që vuante nga këto sulme, me shpresën se kështu do e bindte mamanë e saj dhe motrën që ta besonin.
“Nuk kisha prova. Por këtë herë bëra një video. Më vjen turp që kam një baba si ai. Dua që të ndëshkohet për këtë që më bëri. Nuk dua ta varin, por dua që ta vrasin publikisht, duke e goditur publiku”.
Babai i saj, i moshës 53 vjeç është arrestuar, ndërsa mamaja e saj ka thënë: “U çmenda kur vajza u ankua për babanë. Mendova se po e shpikte. Por u trondita nga e vërteta. Akoma nuk e besoj. Por tani bija ime ka gjithë mbështetjen time dhe më vjen keq që nuk e besova më shpejt”.