Fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli ka reaguar për herë të parë pas përfundimit të spektaklit.
Përmes një videoje në “Instagram”, Luizi i shpreh mirënjohjen të gjithë shqiptarëve që e kanë mbështetur.
Luizi:
Si ju kam o çapaçula, mu deshën tre ditë të merrja veten para se ta bëja këtë videon. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar përzemërsisht një nga një secilin.
Shpresoj që me këtë video ta justifikoj vten sadopak sepse me sa pashë…nuk e di çfarë keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë.
I jam mirënjohës të gjithëve, ju keni ndryshuar jetën time, uroj t’jua shpërblej me gjithë ato që do bëj në vazhdim, me karrierën time me jetën time dhe me ëndrën time në muzikë dhe të jem sa më pranë jush.
Faleminderit me gjithë shpirt, nuk gjej fjalë ta përshkruaj atë që keni bërë për mua në 4 muaj e gjysmë, uroj mos ju zhgënjej, ju dua shumë të gjithëve.