“Konte është një trajner shumë i zoti, i kujdesshëm për skuadrën. Interesohet për gjithçka që bën, por ka një karakter shumë të vështirë. Nuk e di nëse do të kisha rezistuar kaq shumë nëse do të kishin lindur të njëjtat situata”.Si gjithmonë i drejtpërdrejtë dhe asnjëherë banal, Masimo Morati. Ish-presidenti i Interit ka folur për mediat italiane lidhur me momentin e skuadrës.

“Ishte një zgjedhje e guximshme, si e tillë përmbante rreziqe. Murinjo ishte ‘i pacipë’, por i lidhur me klubin. Kam ndryshuar edhe unë shumë trajnerë. Jam penduar që largova Simonin, për shembull. Kam pasur shumë probleme duke ndryshuar vazhdimisht.

Tani ajo që duhet të dallojë Interin është dëshira e madhe; trajneri di t’i bëjë gjërat, nëse qetësohet, del në pah kjo dëshirë për të fituar. Kam ndjesinë sikur grupi duhet të përshtatet me karakterin e trajnerit, në këtë rast nuk mendoj se ka ndërhyrje nga ana e klubit. Pas eliminimit nga Kupa gjithçka me pak durim do të rikthehet në vend”. “Napoli më duket që ka disa vite që po ecën mirë sa ishte e parashikueshme që të ndodhej kaq lart me një trajner të zotë. Edhe Interi ka shpresa të rëndësishme nëse flitet për titull sepse Juventusi ka bërë më pak nga ajo që pritej, – ka komentuar më tej Morati lidhur me këtë edicion të Serisë A, që për momentin nuk mund të ketë ende publikun në shkallët e stadiumeve. Interi luan pa spektatorë dhe nuk do të kishte përjetuar momente të tilla nëse do të kishte qenë në Champions.

Diferenca mes publikut të Milanit dhe atij të Interit? Ai i Milanit ka më shumë durim, ai i Interit pretendon gjithmonë shumë, je gjithmonë në tension, duhet të dish të përballesh me këtë publik të zjarrtë. Çdo tifoz i Interit ndihet padron i Interit. Nëse nuk e fitojmë ne titullin? Më mirë ta fitojë Napoli”.

Në fund, një ide për merkaton: “Në këto momente të gjithë po flasin për Mbapenë, është me siguri një sulmues i mirë; megjithatë nuk jam i tërhequr nga një futbollist në veçanti. Mendoj se duhet rritur disi niveli i skuadrës, por nuk kam në mendje askënd. Eriksen? Nuk e prisja një rendiment të tillë, por po luan edhe pak, është e vështirë ta gjykosh. Nëse Konte e bën të luajë pak, do të ketë arsyet e tij”.