Nëna e 40-vjeçares që tronditi sot mbarë opinionin publik, ku pasi lindi foshnjën, e fshehu atë në një valixhe dhe e mbajti për një muaj në banesë, ka pohuar se nuk ishte në dijeni për shtatzëninë.

Teksa nga një anë pohoi se ishte në dijeni dhe në të njëjtin moment e mohoi, e moshuara tha se vajzën e kishte shtruar në spital.

“Vajza ishte mirë. Nuk e dija që ishte shtatzënë. Unë e shtrova në spital. Burri ishte në spital dhe erdhi. Tani nuk kam nge më!”, tha e moshuara, duke refuzuar bisedën me gazetarët.

Ngjarja e rëndë u zbulua në orët e para të mëngjesit të sotëm nga bashkëshorti i 40-vjeçares, Klodian Hasimllari, i cili zbuloi fëmijën në një valixhe brenda dollapit në banesë.

Menjëherë ka denoncuar ngjarjen në polici, ndërsa e shoqja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ai ka deklaruar se “dyshon se aborti ka ndodhur rreth 1 muaj më parë dhe se foshnja nuk ishte i tij”.

Çifti ishin prindër të një djali me autizëm, i moshës 15-vjeç, ndërsa gruaja raportohet se kishte probleme të shëndetit mendor.