NJU JORK, 21 shkurt 2013 – Një 32 vjeçar afroamerikan, i papunë, padit në gjykatë prindërit për mungesë dashurie ndaj tij. Bernard Anderson Bey, nga Brooklyn, u ka kërkuar prindërve një dëmshpërblim prej 200 mijë dollarë, pasi i konsideron përgjegjës për vështirësitë me të cilat është përballur në fëmijëri, si dhe për mungesën e dashurisë që prindërit duhet të tregojnë ndaj fëmijës..

''Familja jonë është vërtet e varfër, – i ka thënë Bey gazetës New York Post, – dhe unë ndihem i braktisur dhe i pa dëshiruar”. 32 vjeçari ka treguar gjithashtu se kur ishte i vogël babai e rrihte, e quante bastard dhe drogohej para syve të tij.

Sipas gazetës i riu i papunë i dëshrion paratë për të hapur një biznes privat. Ndërkohë nëna e tij ka deklaruar se gjëja më e mirë që mund të bëjë i biri është të gjejë një punë, sepse nuk ka prekur punë me dorë që kur ka lindur.