Mbrëmjen e djeshme Elvana Gjata elektrizoi publikun e “Sunny Hill” me performancën e saj, por emocionet më të mëdha me siguri i ka ndier një nga njerëzit më të dashur. Këngëtarja e njohur është e përkëdhelura e familjes dhe këtë e ka treguar gjithmonë.
E kemi parë në ekran me mami Vjollcën, kurse imazhet me të atin të cilin e konsideron idhullin e saj janë më të rralla, por mbrëmë i bëri një dhuratë tepër të veçantë. Jo vetëm ajo, por edhe mijëra pjesëmarrësit e pranishëm.
Diva e skenës ndaloi për pak sekonda performancën, për t’i uruar në kor babait të saj ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je me i shtrenjti im”,- ka shkruar këngëtarja në videon e publikuar në Instagram, ku ka marrë po ashtu urimet e ndjekësve.