Ish i dashuri i 30-vjeçares, e cila lindi foshnjen në bodrumin e një pallati në Yzberisht më 8 nëntor dhe e braktisi aty, ka rrëfyer se ajo nuk i ka treguar se ka qenë shtatzënë.

Ai tregoi në emisionin “Me zemer te hapur”, te moderatores Evis Ahmeti, se lidhja e tyre ka zgjatur më shumë se dy muaj.

“Lidhja jonë gati 2 muaj e ca ka zgjatur. Të kryhet testi i AND-së. Jemi takuar vetëm njëherë.

Isha pak xheloz, kërkova avancimin e lidhjes por nuk pranoi. Se kam mbajtur mbyllur, ajo ishte në Tiranë unë në Korçë.

Mamaja ishte dakord, por vajza jo. Unë me vajzën flisja edhe si shokë. Por nuk e kam ditur që ishte shtatzënë. Kemi folur edhe në kamera, por se kam dalluar që ishte shtatzënë.

Gati 1 muaj kam folur me të dhe nuk kuptohej që ishte shtatzënë.”