Pep Guardiola nuk e ka kapërdirë humbjen që Mançester Siti i tij pësoi përballë Totenhemit të Kontes. “Qytetarët” u mundën 2-3 në një ndeshje spektakolare.
Në përfundim të asaj ndeshjeje Guardiola e citoi Totenhemin si një ekip që luan vetëm në kundërsulm dhe prandaj fitoi.
Kjo deklaratë si duket nuk i ka pëlqyer Antonio Kontes, i cili ka reaguar nëpër rrjetet sociale.“Kundërsulm!? Ndoshta jo”, përgjigjej me ironi Konte.





