Këngëtari i njohur shkodran dhe mjaft i dashur për publikun shqiptar, Bujar Qamili në një intervistë për "“Radio Shkodra" ka folur për karrierën e tij artistike e hitin e suksesësshëm të verës së kaluar "Rrak Tak", me këngëtarin Mateos Frrokun.
Duke u ndalur tek bashkëpunimet, Bujari ka habitur teksa ka zbuluar se këtë verë do të riktheht me disa këngë të reja në bashkëpunim me moderatoren sexy, Luana Vjollca.
Këngëtari ka treguar se Luana i ka propozuar që të bëjnë bashkë tri këngë, të cilat pritet t’ia kalojnë suksesit të këngës "Rrak Tak".
"Luana më ka thirrur në një drekë dhe aty më ka bërë propozimin e saj për bashkëpunimin muzikor. Do të jenë 3 këngë remix të Luanës që do ti këndojmë së bashku dhe besoj se do të kemi një sukses. Luana më ka premtuar se me këtë bashkëpunim do t’ia kalojmë suksesit që pata me Mateusin. Luana ka marrë përsipër gjithçka dhe besoj se do të jetë një prej bashkëpunimeve më të suksesshme gjatë kësaj vere. Unë jam i hapur për bashkëpunime dhe aq më tepër me Luanën besoj se jemi të gjithë dakord se ia vlen", është shprehur Bujar Qamili.





