Ne gjithmonë kujtohemi të kontrollojmë datën e skadencës së qumështit dhe dimë gjithashtu se sa gjatë mund të rezistojnë produktet kozmetike. Fatkeqësisht ne nuk i kushtojmë vëmendje produkteve që na rrethojnë brenda shtëpisë. Ju këshillojmë të shikoni datat e skadencës jo vetëm të produkteve që mbani në frigorifer!
Do të habiteni kur të lexoni që këto produkte kanë datë skadence:
1- Jastëkët- 2-3 vjet
Jastëkët, të çfarëdolloji qofshin, pas dy ose tre vjetësh mbledhin shumë pluhur dhe humbasin formën e tyre fillestare, duke ju shkaktuar dhimbje qafe.
2- Pantoflat- 6 muaj
Ato janë mënyra më e mirë për të përhapur një infeksion kërpudhor dhe duhen larë sa më shpesh të jetë e mundur dhe mundësisht të ndërrohen çdo 6 muaj.
3- Sfungjeri i trupit- 2 javë
Pas kalimit të 2 javëve sfungjeri i trupit duhet të ndërrohet pasi kthehet në vatër bakteresh.
4- Peshqirat- 1 deri në 3 vjet
Peshqirat e lagur janë vendi perfekt për rritjen e baktereve. Edhe larja e vazhdueshme nuk është zgjidhje, prandaj ato duhet të ndërrohen një herë në vit ose 3 vjet.
5- Furça e dhëmbëve- 3 muaj
Sigurisht që furça e dhëmbëve duhet të zëvendësohet kur fijet e saj fillojnë të prishen, por ju duhet ta ndërroni atë gjithashtu edhe pas një gripi apo ftohje, në mënyrë që të mos rrezikoni t’ju rikthehet sërish sëmundja.
6- Krëhërat dhe furçat e flokëve
Krëhërat dhe furçat e flokëve duhet të pastrohen të paktën një herë në javë dhe të zëvendësohen një herë në vit.
7- Parfumi- 1-3 vjet
Parfumet dhe eau de parfum që përmbajnë vajra esencialë zgjasin 3 vjet kur ruhen të mbyllura dhe 2 vjet nga momenti i hapjes, ndërsa eue de toilette mund të zgjasin 4 vjet të mbyllura dhe 2 vjet të hapura.
8- Kapa e fëmijëve-2-5 javë
Kapat e përbëra nga materiali latex duhet të ndryshohen shpesh, pasi ato çahen shumë lehtë dhe bëhen vatër për grumbullimin e baktereve.
9- Mbajtëset e fëmijëve që fiksohen në sediljet e pasme- 6-10 vjet
Me kalimin e kohës mbajtëset e fëmijëve që fiksohen në sediljet e pasme, humbin formën e tyre për shkak se përbëhen nga plastika, shkuma dhe sfungjeri, kështu që pas 6 apo 10 vjetësh ato e humbin qëllimin dhe nuk e ruajnë më siç duhet sigurinë e fëmijës në makinë. Kështu që është gjithnjë më mirë të blini një mbajtëse të re, sesa një të përdorur.
10- Reçipetat- 1 deri 2 vjet
Me kalimin e kësaj periudhe reçipetat e humbasin formën e tyre, elasticitetin, bëhen më të mëdha apo të vogla, kështu që duhet me patjetër t’i ndërroni pasi nuk janë më të rehatshme.
11- Atletet e vrapit- 1 vit
Pasi ju keni vrapuar 250-300 milje, atletet tuaja nuk janë më të rehatshme dhe në vend që t’ju japin kënaqësi, ju bëhen stresuese.
12- Erëzat: 1-3 vjet
Erëzat e humbin shijen e tyre për një periudhë 1-3 vjet, por ato që janë të grira nuk duhet të mbahen më shumë se 6 muaj.
13- Mielli- 6-12 muaj
14- Spërkatësit kundër mushkonjavve- 2 vjet
Pas 2 vjetësh spërkatësit kundër mushkonjavë nuk kanë më efekt.
15- Fikëset e zjarrit- 15 vjet
Pas kësaj periudhe, bëni mirë ti ndërroni, sepse në rast zjarri ato nuk do të funksionojnë më.
Burimi: Bright Side
Përshtati: R.O.