6 tetor 2015 – Një 11-vjeçar në Tenesi të SHBA-së ka vrarë fqinjën e tij 8-vjeçare.
Shkak i ngjarjes që tronditi opinionin publik amerikan është bërë një mosmarrëveshje mes dy të miturve për një qenush.
Pasi vajza nuk e ka lënë 11-vjeçarin të shohë këlyshin, ky i fundit ka marrë pushkën e gjahut të babait dhe e ka qëlluar për vdekje. Viktima është identifikuar si McKayla Dyer.
Nëna e saj Latasha tha se të dy fëmijët frekuentonin të njëjtën shkollë.
Djali u ndalua nga policia dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së parë si minoren.
/S.L. portali DurresLajm/