Në prag të ndeshjes miqësore të Shqipërisë ndaj Spanjës në transfertë, në konferencën e zakonshme për shtyp është shfaqur mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani, i cili ka treguar emocionet e grumbullimit të parë me Kombëtaren shqiptare dhe duke folur për zërat e merkatos:
“Ekipin Kombëtar e shihja në televizor tani jam shumë i lumtur që jam pjesë e saj. Nuk e mendoja, erdhi kjo ftesë dhe shpresoj që të ndihmoj ekipin.Nuk na tremb kundështari. Shpresojmë që të bëjmë një sfidë shumë të mirë. Unë do të jap maksimumin dhe t’i ofroj skuadrës ndihmën time.
Kampionati italian është shumë i vështirë dhe kur vjen këtu është pak më lehtë, sepse kampionati italian është më fizik. Unë mendoj që të shoh dhe mendoj për fushën e blertë.Trajneri e di nëse do të debutoj nga minuta e parë, shpresojmë që të vijnë shumë tifoza.
Nuk i kam shumë qejf zërat e merkatos, vëmendja është te Empoli, është kënaqësi të luash për ta dhe shpresojmë që të qëndrojmë në Serinë A”, përfundoi Kristjan Asllani.





