“Po ju s'e njihni babin tim”, kështu iu drejtua Enio Alla, i riu që shihni në këtë foto, efektivëve të repartit “Shqiponja” në Tiranë, kur e arrestuan tri ditë më parë në rrugën “Jusuf Vrioni”.
Djali i kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla, u kap me 5.5 gramë hashash të ndarë në doza, dhe duket se ata që nuk e njohën “babin” në polici, kanë arritur t’a njohin atë në gjykatë. Ai është liruar dje nga Gjykata e Tiranës, e cila ka caktuar ndaj tij, masën e sigurimit “Detyrim paraqitjeje”, pavarësisht se ai u kap me drogë, dhe kundërshtoi forcat e policisë.
Menjëherë pas lirimit, Alla vetëm 19 vjeç “sfidon” policinë e Shtetit, duke publikuar video dhe foto nga jeta e luksit, dhe makina e tij “Range Rover”.
Djali i Lefter Allës, Enio, pasi u sigurua që babanë tashmë e njohin edhe policët, edhe gjyqtarët, është rikthyer sërish te jeta e tij…mes shpejtësisë, makinave të luksit, jetës së natës, dhe pijeve të shtrenjta./Dosja





