Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Teksas ku një vajzë 2-vjeçare humbi jetën pasi u përplas nga një taksist. Sipas videove që qarkullojnë në rrjet duket momenti kur taksia arrin në destinacion ulen familjarët ndërsa shoferi në padijeni niset të ecë përpara duke shtypur 2-vjeçaren.
Në moment familjarët reagojnë ndërsa godasin shoferin. Incidenti, sipas zyrës së sherifit, ka ndodhur në veri të kontesë Harris të dielën në Teksas. Vajza e vogël u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën. Ajo u shpall i vdekur pak më vonë.
Edhe drejtuesi i mjetit është dërguar në spital me lëndime jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë dhe nuk është arrestuar për aksidentin. Policia po heton ngjarjen, përfshirë edhe sulmin.
Një fqinj që është dëshmitar okular tha se ai u përpoq ta shpëtonte ndërsa nxitoi dhe e futi vajzën e vogël në makinën e tij për ta çuar në spital. Kamera e një fqinji kapi video që tregon përplasjen, teksa vajza e vogël ishte fiksuar nën gomën e pasme të majtë.
“Pashë një fëmijë në tokë duke u gjakosur me një bandë njerëzish që bërtisnin. Gjëja e parë që thashë ishte më jepni çelësat sepse nuk dua të pres një ambulancë”, tha një fqinj.