Ralf Rangnik e shpreh gjithë zhgënjimin e tij me taktikat e skuadrës së Simeones për të vonuar lojën sa herë kishte mundësi.

“Mendoj se luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, ekzaktësisht mënyrën sesi donim, me shumë energji, por nuk arritëm të shënonim një apo dy gola. Patëm disa momente të mira ku duhet të kishim realizuar, por nuk e bëmë.Pësimi i golit në kundërsulm përpara fundit të pjesës së parë nuk na e bëri jetën më të lehtë”, tha trajneri i Mançester Junajtidit. “Ishte e vështirë në pjesën e dytë, me ndeshjen që ndërpritej gjithnjë. Ishte pothuajse gjithmonë dikush që shtrihej në tokë. Do të përmendja gjithashtu disa vendime befasuese të arbitrimit. Nuk do të thosha se ishin vendimtare, por të paktën ai ra shumë shpesh pre e atyre trukeve për të shpenzuar kohë dhe katër minuta shtesë në fund për mua ishin një shaka”, nënvizoi tekniku gjerman.