Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi, denoncoi një incident të ndodhur sipas tij në kryeqytet, ndërsa tha se ministri i Brendshëm ka tërhequr zvarrë një grua në Tiranë.
“Nuk e prisja prej teje z.Lleshaj. Nuk të komandon dot Rama ty, nuk mendoj se të komandon Rama”, tha Gjuzi duke iu drejtuar ministrit të Brendshëm i pranishëm në seancë.





