Popullsia e Kinës ka rënë për të dytin vit radhazi, duke rritur kështu shqetësimet rreth rritjes së ardhshme të ekonomisë së dytë më të madhe në botë.
Dikur shteti më i populluar në botë, Kina u tejkalua nga India vitin e kaluar sipas OKB-së.
BBC raporton se të dhënat kombëtare treguan se popullsia e Kinës është 1.409 miliardë, rreth 2.08 milionë më pak nga viti i kaluar, ndërkohë popullsia e Indisë është 1.425 miliardë.
Në vitin 2022, Kina numëroi rënie prej 850 mijë banorësh – që do të thotë se rënia është më shumë se dyfishi në vitin 2023.
Në vitin 2022, Kina shënoi për herë të parë në 60 vjet rënie të popullsisë, si rezultat i rënieve të lindjeve gjatë dekadave dhe urbanizimit të shpejtë.
Pekini thotë se niveli i lindjeve tani është ulur në 6.39 për 1000 njerëz – më i ulëti. Kjo është në të njëjtin nivel me vendet e tjera të përparuara të Azisë Lindore, me normën e lindjeve në Japoni që është 6.3 dhe në Korenë e Jugut në 4.9.
Kina pati një politikë të diskutueshme në fuqi nga vitet 1980 -2015, pasi familjeve u lejohej vetëm një fëmijë. Më 2021, qeveria kineze vendosi të lejojë që çiftet të kishin deri në tre fëmijë.