Amos Zaharia ka qenë një nga konkurrentët më të përfolur të edicionit të dytë të ‘Big Brother VIP’, ku një nga polemikat më të diskutuara që ai ka krijuar ka qenë edhe konflikti e mosmarrëveshjet me Luiz Ejllin.

Së fundmi Amos Zaharia i ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka treguar se nuk i ka uruar Luiz Ejllin dhe Kiara Titon për pritjen e ëmbël të vajzës së tyre, pasi nuk ka pasur mundësi që të takohet me çiftin.

“Nuk i kam uruar sepse nuk kam patur mundësi të takohem me Luizin dhe Kiarën, por nëse do më rastisi t’i kem përballë do i uroj. Që kur kam dalë nga ai emision nuk jam takuar pothuajse me asnjërin. Unë nuk i zgjodha ato personazhe, unë i zgjedh njerëzit që duhet të kaloj jetën time. Kjo sepse shumë njerëz shohin interesat e tyre, përpos miqësisë.”– tha aktori.