Ditën e sotme në orën 19:00 do të zhvillohet protest përpara Ministrisë së Brendshme për ngjarjen e rëndë të ndodhur të martën e 2 gushtit 2022 në plazhin e Potamit në Himarë, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga Arjan Tase.
Protesta u iniciua nga shoqëria civile, ndërkohë pritet që t’i bashkohet edhe opozita.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përmes një postimi në Facebook shkruajti se Partia e Lirisë mbështet fuqimisht çdo formë proteste qytetare dhe bashkohet me indinjatën e madhe të gjithë opinionit publik të tronditur nga tragjedia që preku familjen Avdia, që humbi vogëlushen 7-vjeçare.
Edhe Partia Demokatike ka shprehur mbështetjen për protestën që do të zhvillohet ditën e sotme.