Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzoi të priste homologun e tij gjerman Frank-Walter Steinmeier, raportoi të martën Bild duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.
Sipas burimeve, Steinmeier po planifikonte të shkonte në Kiev të mërkurën me përfaqësues të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian për të takuar Zelenskyn, por presidenti ukrainas tha se Steinmeier “nuk është i mirëpritur” për shkak të “lidhjeve të tij të ngushta me Rusinë”.
Javën e kaluar, Steinmeier bëri thirrje që presidenti rus Vladimir Putin dhe ministri i jashtëm Sergej Lavrov të gjykohen për krime të dyshuara lufte në Ukrainë.





